Samiti në Tiranë, Nikolla: Kuvendi, i vendosur për të garantuar gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian

Shqipëria

Samiti në Tiranë, Nikolla: Kuvendi, i vendosur për të garantuar gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 15:08
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur samitin e Procesit të Berlinit.

Sipas kryetares së Kuvendit, vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Vetë Bashkimi Evropian rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.

Kuvendi i Shqipërisë i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!”, shkruan Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat