Samiti i Procesit të Berlinit, Rama takohet me Mitsotakis

Shqipëria

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama takohet me Mitsotakis

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:42
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit grek pas përplasjeve mes dy vendeve për sa i përket çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në 14 Maj.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve për shit-blerje votash por Greqia ka kërkuar me ngulm lirimin e tij.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare thotë se kjo çështje i takon drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat