“Të zgjidhen mosmarrëveshjet politike”, Minxhozi: Serbia kërkon të përfitojë nga shumë anë

Shqipëria

“Të zgjidhen mosmarrëveshjet politike”, Minxhozi: Serbia kërkon të përfitojë nga shumë anë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:46
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka thënë në “News Line” se duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet politike që Serbia ka krijuar me vendet e tjera, të cilat u vunë re këtë të hënë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Ai ka theksuar se Serbia kërkon të përfitojë nga shumë anë, por që kjo është e vështirë të aplikohet.

Sipas Minxhozit, Serbia ka disa dilema ekzicenciale në politikën e jashtme, sepse presionin nga të gjitha krahët është i madh dhe e ka të vështirë të mbajë një linjë.

“Natyrisht që është një qendrim me disa shtresa i Serbisë në politikën e jashtme. Ata vetë e pranojnë këtë, pranojnë që ka një strategji në politikën e tyre të jashtme që synon të mbajë të hapura dhe dyert e aderimit në BE dhe një korsi që çon në drejt të një aderimi në NATO, por dhe marrëdhëniet me Rusinë që quhen preferenciale, por sigurisht dhe marrëdhëniet me Kinën që në rrafshin ekonomik i quajnë gjithashtu shumë të rëndësishme. Kjo është një politikë që kërkon të përfitojë nga shumë anë, por që është e vështirë të aplikohet. Edhe kjo po shihet, sepse kjo nuk kthehet në avantazh, por në disa dilema ekzisenciale që Serbia ka në politikën e saj të jashtme, pasi presioni nga të gjitha krahët është i madh dhe disa here Beogradi e ka të vështirë të mbajë një linjë konsenguente ndaj të gjithëve, sepse është e pamundur, pasi duhet të ketë prioritete”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat