Samiti i Procesit të Berlinit, Bardhi: Me rëndësi strategjike për vendin, por qeveria të heqë dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç

Shqipëria

Samiti i Procesit të Berlinit, Bardhi: Me rëndësi strategjike për vendin, por qeveria të heqë dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:48
Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me Samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa shprehet se e konsideron me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga “nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur”, dhe se Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

Reagimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin PerëndiKreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhimor. Prandaj, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur. Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik.

Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën.

Nuk ka asgjë të sinqertë në deklaratën e sotme të Kryetares së Kuvendit “për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Më së paku, kjo është hipokrizi!

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën!

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke i mohuar opozitës të drejtat kushtetuese.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke rrëzuar kërkesat për kontroll parlamëntar përmes Komisioneve Hetimore.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke bllokuar të drejtën e opozitës për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën në mënyrë arbitrare dhe duke mbyllur çdo hapësirë institucionale.

Asgjë nga këto nuk është gjithëpërfshirje, por një tentativë e qartë e partisë në pushtet për të eliminuar opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat