Tentativa për të grabitur 79-vjeçarin në Torovicë, policia shoqëron 8 persona në komisariat

Shqipëria

Tentativa për të grabitur 79-vjeçarin në Torovicë, policia shoqëron 8 persona në komisariat

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Tetë persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për grabitjen e banesës së një 79-vjeçari në Torovicë.

Shtetasi N.B, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.

Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin N. B., janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.

79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona deri më tani, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat