Rama: BE është bekim i madh për ne shqiptarët

Shqipëria

Rama: BE është bekim i madh për ne shqiptarët

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:44
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti bekim Bashkimin Evropian, përfaqësuesit e të cilit union po qëndrojnë gjatë gjithë ditës së hënë në Tiranë.

Rama këtë deklarim e bëri gjatë një konference ku tha se Shqipëria është izoluar padrejtësisht për shekuj të tërë, derisa shtoi se për herë të parë që ka pas mundësi të bëjë zgjedhje të lirë, ka vendosur t’i bashkohet BE-së.

Rama shtoi se BE do ta ketë gjithmonë Shqipërinë me vete dhe se kjo e fundit nuk do të rresht së dashuri BE-në.

“BE është një bekim i madh për të gjithë ne sepse është një mësim i thellë se si duhet të ndërtohen institucionet. E shkuara jonë është përcaktuar nga shumë të këqija që ishin rezultat i mungesës së institucioneve, edhe kur disa institucione u ndërtuan, u ndërtuan për së prapthi. Ndërtimi I institucioneve demokratike nuk mund ta bësh nëse nuk e ke BE-në që ta mëson se si ta bësh këtë, dija është dhurata që BE na jep neve se di ta bëjmë. Por po ndonjëherë bërtasim dhe ka momente që duam të heqim dorë se është e dhimbshme por është e vetmja rrugë. U izoluam nga boat për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhnim me kë donim, për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte e shkëlqyer dhe për hir vërtetë të popullit shqiptarë që zgjedhja e parë e lirë është zgjedhja më e mirë me BE-në gjithmonë. Na keni gjithmonë me vete dhe ne kurrë nuk do të reshtemi së dashuri juve”, u shpreh Rama para të pranishmëve.

Edi Rama është nikoqir i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të cilët gjatë gjithë ditës po qëndrojnë në Tiranë si pjesëmarrës në Samitin e Berlinit i cili kësaj radhe i kushtohet hapjes së Kolegjit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat