Presidenti Macron mbërrin në Tiranë, pritet nga zv.kryeministrja Balluku

Shqipëria

Presidenti Macron mbërrin në Tiranë, pritet nga zv.kryeministrja Balluku

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:45
Foto nga takimi

Presidenti i Francës Emanuel Macron e pati të pamundur të ishte pjesë e Samitit të Berlinit.

Megjithatë ora 19:30 e pasdites të së hënës e gjeti në Shqipëri për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara.

Top Channel mëson se Presidenti Macron u prit nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku.

Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti Francez në vendin tonë, paraditen e të martës do ti rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.

E më pas një takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat