Rama vazhdon me kritika ndaj Kosovës; Macron befason me kërkesën për Osmanin e Kurtin – ja marrëveshjet që u nënshkruan

Shqipëria

Rama vazhdon me kritika ndaj Kosovës; Macron befason me kërkesën për Osmanin e Kurtin – ja marrëveshjet që u nënshkruan

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 08:10 Përditësuar në ora: 12:35 më 17.10.2023
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Edi Rama

Rama krahason Kosovën me Hamasin: Po përdor popullin e vet për të mbrojtur raketat

Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i ashpër me Kosovën. Presion i fortë dhe një krahasim që çalon shumë, madje që i fut raportet mes dy vendeve në një tjetër spirale të fortë divergjence.

Gjatë konferencës me Presidentin e Francës, Macron, Edi Rama e krahasoi Kosovën me “Hamasin”, organizatën që sulmoi Izraelin.

“Bill Clinton kur ishte këtu në verë, ai është kryeçlirimtari i Kosovës, më tha “thuajua miqve të mi në Prishtinë” si i ndodhi Palestinës dhe nuk kishte ndodhur akoma kjo (lufta në Izrael), por në verë. Arafati e kishte marrëveshjen më të mirë, Izraeli ra dakord edhe Arafati, por të nesërmen Clinton tha se “më mori në telefon dhe më tha nuk e firmos”.

Tani po ju them unë ku është Palestina sot?! Një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por klasa e vet politike dhe pengmarrësit e vet. Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin e vet për të mbrojt raket
at” tha ai.

Firmosen katër marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe franceze në Kryeministri, çfarë u nënshkrua

Kryeministri Edi Rama ka mikpritur në zyrën e tij, presidentin franez, Emmanuel Macron, ku gjatë takimit u firmosën katër marrëveshje mes dy qeverive.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të vizitës së parë të kreut të shtetit francez, Macron dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshjet e firmosuara:

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, – nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

-Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga  Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

–Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

-Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

“Kosova po mbytet me një lugë ujë”- Rama flet për sulmet në veri të Kosovës: Po ja bën vetes!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova po mbytet me një lugë ujë dhe sipas tij, “po ja bën vetes”.

Kreu i qeverisë theksoi se do të ishte dramatike që Kosova të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE.

Ai u shpreh se Prishtina duhet të ulet në tryezë dhe të firmosë planin franko-gjerman, duke shtuar se është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë.

Kryeministri Rama shtoi se zia kombëtare në Beograd ishte një skandal, por kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar procesin

“Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes. S’ka qenë kurrë më mirë, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE, dramatike. Të dyja palët kanë në tavolinë, planin franko-gjerman është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë Kosovës.

Jam i bindur që e mira e madhe e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por ta firmosë dhe ekzekutojë ulitarelisht  marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë, Kemi dokumentet do i zbatojmë dhe s’na intereson çfarë bën Serbia. Paqja bëhet për veten, jo për t’i shërbyer armikut.

Është një mundësi e artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë dhe që të mbytet në një lugë ujë, se çfarë thotë e çfarë bën presidenti serb, Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe t’i dedikohet rrugës europiane. Këto nuk janë kushte që i vendos BE janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes. As nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë flamurin e paqes e dialogut. Zia kombëtare në Beograd ishte një skandal. Kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar proces ”, tha Rama në konferencë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Macron ultimatum Vuçiqit nga Tirana: Të dënojë agresionin e 24 shtatorit, ja pse pezulluam vizat për Kosovën

Presidenti francez Emanuel Macron komentoi sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa kërkoi nga presidenti serb Alkesandër Vuçiç që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë prerazi aktet në kufi.

Macron tha gjithashtu se siç pret që Vuçiç të jetë i përgjegjshëm, të njëjtën gjë e pret edhe nga presidentja e kryeministri i Kosovës.

Ai shtoi se Franca e ka pezulluar çështjen e vizave për Kosovën, për arsyen se nuk po mbahet fjala e dhënë.

“Ne ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që presim të respektohet nga të dyja palët.

Besojmë se është përgjegjësia e Vuçiç që të dënojë prerazi sulmin e 24 Shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.

Pastaj etapat e ardhshme është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

Pres që Vuçic të jetë i përgjegjshëm, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Iu kemi besuar për çështjen e vizave, është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën.”, tha Macron.

A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Përgjigjet Macron dhe tregon arsyen përse pengoi procesin në 2018-ën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se “nuk ka kuptim që të flasim për datë”, referuar integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë”, kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit”, u shpreh ai gjatë konferencës me Ramën, duke shtuar se “data e prerë është kundër kësaj fryme”.

Presidenti francez tregoi edhe arsyen përse pengoi procesin në 2018-ën, teksa u shpreh se “mbledhja u bë me një indiferencë dhe krejtësisht hipokrite”.

Emmanuel Macron“Është plotësisht e vërtetë në 2018, unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull. Por ecja rrotull nuk ka çon kudo, po ndodhte një proces, mbledhja u bë me një indiferencë dhe krejtësisht hipokrite, ishte si një revistë burokratike, u thuhej se do të zgjasë edhe më shumë që jeni në x kapituj, jeni shumë larg.

Nuk thoshin asgjë. Në atë moment u thashë “ky proces nuk funksionon, duhet të jetë më politik”.

Nuk mund të jetë burokratik, ku hapim kapituj sepse nuk ndryshon asgjë për jetën e shqiptarëve duhet të themi që hapet një fazë e re transformimesh për vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të jetë angazhim dhe investim të europianëve. U bë një reformë e vërtetë dhe do të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme.

Duhet të mblidhemi mes të ngjashmëve dhe të ngrihet një mekanizëm respekti, doja që ti jepej fund një mekanike që është e ftohtë, hipokrite për mendimin tim jo efikase sepse e shihja që shkaktonte mëri tek vendet fqinje. Serbia, për të cilën kam respekt, ka hyrë prej vitesh dhe po ecën ngadalë.

Të politizohet, të shoqërohet me investim dhe ne vetë në BE të bëjmë reforma.

Kemi përmirësuar gjërat, kemi akoma shumë në këtë epokë të re ribashkimi. Të tronditim pak zakonet e traditat, vendet që munden duhet të ecim më shpejt. Duhet të investojmë tek këtë vende.

Data nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Së pari, nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë”, kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit. Kryeministri është i angazhuar. Bazohet tek merita.

Ditën kur një vend të ecë më shpejt, a mund të ngadalësohet nga krizat, mundet. Data e prerë është kundër kësaj fryme. Dua të theksoj, mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës, e bëni për veten tuaj”, tha Macron.

“Duam këmbën e dytë të Mbappe”, Rama: Do të bëjmë çmos të jemi Europa e Ballkanit, procesi i integrimit është më i mërzitshmi në botë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ardhja e presidentit frances, Emmanuel Macron, në Tiranë është një arritje e madhe, ndërsa shtoi se dhe investimet nga ky shtet i BE-së janë rritur ndjeshëm.

Kapitalin e investimeve të Francës në Shqipëri, Rama e krahasoi me “këmbën” e Kilian Mbappes, që është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së tyre.

Franca e ka nisur investimin në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, që janë sa një këmbë e Mbappes, por më parë vlente sa një këpucë e Mbappe. Tani do të luftojmë se bashku për këmbën e dytë të Mbappes”, tha kreu i qeverisë në konferencën për media me Macron.

Më tej tha se Shqipëria do të jetë Europa në Ballkan, ndërsa theksoi se procesi i integrimit është më i mërzitshmi në botë.

“Franca ka qenë e gatshme të bashkëpunoje me ne për sigurinë dhe nivelin e emigracionit të paligjshëm. Ky është kthyer në një model dhe për të tjerë. Ky model ka shërbyer për të shpjeguar sesi mund të thellohet dhe të bëhet më rezultateve lufta kundër emigracionit të paligjshëm, duke qen të hapur dhe duke e goditur në burim, Ka kërkuar durim po është shoqëruar me një preson të brendshëm dhe nuk ka qenë një erë në të mirën e bashkëpunimit. Por sot e kemi Francën këtu. Sot ne e kemi flamur mbajtësin e fukse në Shqipëri, jo vetëm për të shoqëruar presidenti, por sepse dhe ka nisur dhe investimi për një plan hoteleria.

Franca e ka nisur investimin në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, që janë sa një këmbë e Mbappe, por më parë vlente sa një këpucë e Mbappe. Tani do të luftojmë se bashku për këmbën e dytë të Mbappe. Jam shumë i lumtur sot dhe krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati të mikpriste Francën. Mund të mirëpresësh shumë  francez, por Francën e mirëpret kur i pari vendit të troket në derë. Që president i Francës të vijë në Shqipëri nuk ka qenë diçka e lehtë. Prania e tij konfirmon besimin se rruga Europiane dhe ambicia për tu bërë Evropa e Ballkanit është e pakthyeshme. Do përpiqemi të mos jemi një nga vendet e Ballkanit, që është Evropë kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike kur flet me Ballkanin.

Proceset e integrimit zgjerimit janë procese kanë vlerë përsa kohë transformojnë vetëveten. Nuk dua që të shkojmë në Europë, por që Europa të vijë këtu. Prsident, ju siguroj që do të bëjmë çmos të jemi Europa e Ballkanit dhe e dimë që nuk është e lehtë. Nuk duam të jemi Franca, por një mik besnik i Francës, ku të shohë jo vetëm një vend të vogël që i përulet, por një aleat që i vlen në dit të vështira dhe një mik kur Franca ka nevojë për të qeshur pak më shumë.

Procesi i integrimet është më i mërzitshmi në botë. Duhet të arrijmë që ta bëjmë procesin e mërzitshëm të tillë që mos na humbasë asnjëherë dëshirën për të qeshur dhe për të bërë të tjerët për të qeshur”, tha Rama.

“Vendeve të Ballkanit t’u jepet mundësia e ribashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit”- Rama: BE, ankth dhe pasiguri për zgjerimin

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendeve të Ballkanit, duhet t’u jepet mundësia e ribashkimit me Europën, por theksoi ai, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit.

Në konferencën me Emmanuel Macron, ai u shpreh se kjo duhet të vazhdojë bazuar në meritën e çdo vendi, duke shtuar se “nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për një ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen e vendeve tona”.

“Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për t’u zgjeruar në rrugën tradicionale”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Po filloj me një fjali të vogël në frëngjisht, për të rrëfyer përpara jush dhe përpara gjithë delegacionit që do të kisha nevojë për 3 ditë me ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time, që është dëmtuar mjaft gjatë rrugës anglisht drejt Bashkimit Europian. Por sot iu është shpërblyer kjo, me gjithë shtysë të fortë që na keni dhënë sot, për të pasur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve nesër frengjishtja ime do të jetë më e mirë se sot. Duke marrë në konsideratë se shqipja juaj është më epshore se sa konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimit (flet frëngjisht).

(Nis fjalën shqip) Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh, e vërteta është që unë gjendem në një situatë si kjo ku duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar, evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme në fjalimet e mia dhe them i “kënaqur”. E them që jam shumë  lumtur që jam në krah të presidentit te Francës jo në Paris, Bruksel apo kryeqytet të Evropës por në Tiranë.

Jam shumë i lumtur që në Shqipëri vjen për vizitë bilaterale shefi i shteti francez, Kjo vizitë është shumë më tepër se sa vizitë formale, është miqësore dhe angazhimi për ta thelluar me tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë, që po të shikojmë të dhënat ka njohur zhvillim të papritur si rezultat i një angazhimi të Francës në rajon, përmes angazhimit të drejtpërdrejte të presidentit në kërkim të një marrëdhënie shumë konkrete dhe produktive për BE dhe Ballkanin Perëndimor, marrëdhënie që duhet të tejkalojë procesin normal të integrimit europian dhe duhet të jetë në gjendje që në çdo jap t’u japë vendeve të BP mundësinë e ribashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, që duhet të vazhdojë bazuar në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për një ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen e vendeve tona. Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për t’u zgjeruar në rrugën tradicionale.

Begaj pas takimit me Macronin: Akti terrorist në Banjskë është i papranueshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Kreu i shtetit shqiptar tash se është i nevojshëm dënimi i akteve të dhunës dhe provokimi në veri të Kosovës.

Ai falënderoi gjithashtu presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu.

“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme”, ka thënë Begaj.

Përgjatë takimit kokë më kokë, presidenti Begaj nënvizoi se kjo vizitë demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë, dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Bëhet e ditur se pjesë e bisedimeve me Presidentin Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga presidenti Macron, për lancimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.

Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë.

“Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë,” – tha në një mesazh të shpërndarë për mediat presidenti Begaj.

Kjo vizitë konsiderohet të jetë është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës, pasi është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Francës në Shqipëri.

Macron mbërrin për takim tek Rama

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, pas takimit me presidentin e Shqipërisë Emmanuel Macron, ka mbërritur në kryeministri.

Ai është pritur nga shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama.

Macron po shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.

Pas takimit, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri -Francë.

Rama dhe Macron do të mbajnë edhe konferencë për media.

Pas takimit me Begajn, Macron shkon në Kryeministri! Cilat janë marrëveshjet që do të nënshkruajë me Ramën

Pas takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë, lideri francez  Emmanuel Macron do të shkojë në Kryeministri.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kreu i qeverisë, Edi Rama do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vende në orën 10:30.

Ndërsa orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat.

Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat