U kapën në flagrancë duke transportuar dru të paligjshëm, procedohen 2 autorët

Shqipëria

U kapën në flagrancë duke transportuar dru të paligjshëm, procedohen 2 autorët

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Dy persona E.B., 36 vjeç, banues në Peshkopi; dhe L.L., 23 vjeç, banues në fshatin Selishtë,  u proceduan penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me dy mjete fugon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit u ka sekuestruar 9m³ lëndë drusore dhe dy automjete fugon që po i transportonin.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat