Ambasada britanike: Takime për viza çdo muaj në veri të Shqipërisë

Shqipëria

Ambasada britanike: Takime për viza çdo muaj në veri të Shqipërisë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Prej ditës së sotme 100 takime për viza mund të caktohen çdo muaj në veri të Shqipërisë, krahas qendrës së aplikimit për viza në Tiranë.

Lajmi i u bë i ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në një postim në rrjetet sociale.

“Nëse doni të udhëtoni, punoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar, ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të ligjshme, duke aplikuar për vizë.

Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë qytetarët, përfshirë të rinjtë dhe bizneset në veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja””, theksoi Ambasada britanike.

Sipas Ambasadës, qytetarët duhet të caktojnë një takim, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyjnë.

“Klientëve në veri do t’u sigurohet shërbimi i kthimit të pasaportave me korrierë, pa pagesë.

Kjo është për të minimizuar shqetësimin për klientët, të cilëve në kushte të tjera do t’u duhej të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pasaportën e tyre. Koha e pritjes së vendimit për vizën standard të vizitorit është 3 javë apo 15 ditë pune.

Kjo përfshin gjithashtu edhe ata që aplikojnë për një vizë tranzit ose për një vizë afatshkurtër studimi”, theksoi Ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat