Studentët e mjekësisë protestë në Tiranë, vendosin pranga para Ministrisë së Arsimit

Shqipëria

Studentët e mjekësisë protestë në Tiranë, vendosin pranga para Ministrisë së Arsimit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe ditën e sotme studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë duke bojkotuar për të tretën javë radhazi mësimin.

Në shenjë proteste dhe si simbol i mohimit të të drejtave ata kanë lidhur duart me pranga.

Që prej nisjes së vitit akademik, studentët e mjekësisë kanë refuzuar të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet ligji.

Ky projekt-ligj detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të përfundojnë universitetin.

Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat