Gjuanin shpendë në kundërshtim me përcaktimet ligjore, procedohen dy gjuetarët: Çfarë u sekuestrua

Shqipëria

Gjuanin shpendë në kundërshtim me përcaktimet ligjore, procedohen dy gjuetarët: Çfarë u sekuestrua

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht në Fier, pasi u kapën duke gjuajtur shpendë, në kundërshtim me përcaktimet ligjore të moratoriumit.

Po ashtu i janë bllokuar armët e gjahut dhe municionet luftarak.

Njoftimi i policisë:

Fier/Kontrolle në zonat pyjore dhe në zonat e mbrojtura të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të moratoriumit të gjuetisë.

Gjuanin shpendë, në kundërshtim me përcaktimet ligjore të moratoriumit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Gjithashtu, iu bllokohen armët e gjahut dhe municioni luftarak.

Gjatë patrullimeve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e IKMT-së, Drejtoria Rajonale Fier, kanë konstatuar në pyllin e fshatit Seman, 2 shtetas që gjuanin shpendë, në mënyrë të kundërligjshme, në cenim të kritereve të përcaktuara në ligjin nr.61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, në RSH”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 2 raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 37 vjeç dhe, 56 vjeç, të dy banues në Fier.

Më tej, këtyre shtetasve iu bllokuan 2 armët e gjahut dhe fishekët luftarak që përdornin për gjueti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat