Rado: Gjiknuri dhe PS nuk mund të pengojnë votën e Diasporës, të marrim shembullin e Kosovës

Shqipëria

Rado: Gjiknuri dhe PS nuk mund të pengojnë votën e Diasporës, të marrim shembullin e Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:49
Klodian Rado

Klodian Rado nga Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha se nuk do ta besojë që partia në pushtet pengon një vendim të gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e Diasporës.

Klodian Rado: Shpresoj që Gjiknuri ta ketë qëndrim personal dhe jo partiak, sepse kështu do t’i pengonte vetë shqiptarëve, nëse partia në pushtet pengon një vendim të gjykatës Kushtetuese.

Nuk dua ta besoj këtë gjë.

Ne kemi bërë një analizë krahasuar të shumë vendeve, kemi parë modele të afërta me vendin tonë, sikurse është Kosovë, pasi kanë një model të ri dhe të mirë. Grupi ynë i punës me ekspertë kanë bërë gati një draft dhe po i ndihmojmë deputetët me këtë draft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat