Prej kohësh në arrati, Rama zbulon vendodhjen e Ahmetaj

Shqipëria

Prej kohësh në arrati, Rama zbulon vendodhjen e Ahmetaj

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:51
Kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve.

I ftuar në një intervistë televizive Rama tha se me Ahmetaj ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh.

Kreu i qeverisë theksoi se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptive nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS.

Gazetari : Kush është Ahmetaj?

Rama: Ish, nuk e di.

Gazetari: Keni dijeni se ku ndodhet?

Rama: Fare!

Gazetari: Kur keni komunikuar për herë të fundit.

Rama: Shumë kohë më parë.

Gazetari: A kishit dijeni për lidhjet e tij me bosët e inceneratorëve? E keni mohuar gjithmonë..

Rama: Çfarë të kamë thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët , as e plnit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuyk janë aferat që e kanë plotësuar Elbasanit, por ajo gjëja atje. Nën jë punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptove që  po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat