“Basha është një gjobëvënës”- Deklarata e Berishës: Ka sulmuar në Parlament një nga pronarët e kullave, por pasi mori vilat nuk e përmendi më

Shqipëria

“Basha është një gjobëvënës”- Deklarata e Berishës: Ka sulmuar në Parlament një nga pronarët e kullave, por pasi mori vilat nuk e përmendi më

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:54
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën si gjobëvënës. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Berisha u shpreh se Basha ka përmendur në parlament një nga ndërtuesit e kullave, pasi nuk i ka dhënë para. Sipas tij, pasi mori vilat, nuk e përmendi më.

Po ashtu, Berisha u shpreh se Basha është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ja ka mbyllur dosjen Edi Rama.

“Basha është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ja ka mbyllur dosjen Edi Rama sepse dosja duhet të kishte shkuar në Gjykatën e Lartë. Ky tani është i detyruar të hedhë vallen e Edi Ramës.

A e din ti që i kishte vënë gjobë atij, i kishte kërkuar para, njëri nga pronarët e kullave dhe ai nuk i kishte dhene dhe prandaj ja kishte përmendur emrin.

Sulmonte në parlament Papulin, kjo është gjobëvënie. I ka çuar edhe banditë nga prapa.

Unë nuk e njoh, por Papuli më duket se është mik i Ramës. Ky e përmendte në parlament pastaj nuk e përmendi më se mori vilat”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat