E rëndë në Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti në lëvizje, ndërron jetë

Shqipëria

E rëndë në Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti në lëvizje, ndërron jetë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër.

Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Viktima, njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat