Zjarr në kodrat e Libofshës, digjen sipërfaqe të mëdha me ullishte

Shqipëria

Zjarr në kodrat e Libofshës, digjen sipërfaqe të mëdha me ullishte

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në kodrat me ullishte në Libofshë në afërsi të qytetit të Fierit.

Flakët tashmë janë të shtrira në një sipërfaqe prej afro 4 km duke shkrumbuar ullishte dhe pemë frutore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Për shkak se flakët po favorizohen nga era, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po plugojnë tokat në mënyrë që zjarri të mos përparojë.

Ato shprehen shumë të shqetësuar për djegien e ullinjve të tyre shumëvjeçarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat