Vrau fqinjin me sëpatë, arrestohet autori në Postribë

Shqipëria

Vrau fqinjin me sëpatë, arrestohet autori në Postribë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi Postribën një ditë më parë. Musa Bajraktari u qëllua për vdekje me sëpatë në kokë nga bashkëfshatari i tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Fillimisht u dyshua që 69-vjeçari Bajraktari kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale pasi u gjet në një kanal pranë rrugës nga banorët ndërsa pas ekzaminimeve nga policia rezultoi të vdekje e shkaktuar nga goditjet me sende të forta. Hetuesit, vlerësuan se kemi të bëjmë më një vrasje.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Xhemal Zeqiri, fqinj me viktimën. Pas zbardhjes së ngjarjes, Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës . Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

E gjithë zona është e tronditur nga kjo ngjarje.

Musa Bajraktari gëzonte një reputacion shumë të mirë në zonë ndërsa shokët e kanë të pamundur të flasin për media.

Ndërsa në shtëpinë e autorit është vendosur një patrullë policie, për të shmangur një rast të një hakmarrje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat