Ushtaraku tregon për stërvitjen e shqiptarëve kundër terrorizmit: Trajnohemi me SHBA

Shqipëria

Ushtaraku tregon për stërvitjen e shqiptarëve kundër terrorizmit: Trajnohemi me SHBA

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 21:59
Ushtaraku Denis Deliu

Ushtaraku Denis Deliu tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se që prej vitit 2016 në strategjinë e sigurisë kombëtare janë parashikuar një ndërveprim dhe trajnim i strukturave të sigurisë së shtetit.

Ai tregoi se është pjesë e trajnimeve që realizohen dhe në kohën kur ka pasur detyrën e komandantit të grupit te Forcat Speciale të Ushtrisë ka kryer disa trajnime me Shërbimet Sekrete Amerikane, me Forcat Speciale Amerikane në bashkëpunim me Forcat Speciale të Policisë së Shtetit për çlirimin e pengjeve në qendra tregtare, shkolla, objekte të rëndësisë së veçantë, etj.

“Më bëri përshtypje para dy ditëve nga burime të hapura, për herë të parë, Austria, një vend neutral, një vend i fortë dhe i qetë, futi në përdorim, për herë të parë, një koordinim të shërbimit sekret kombëtar, shërbimit sekret ushtarak, ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe ka rritur nivelin e sigurisë në nivelin më të lartë. Nga informacionet që ata kanë janë të detyruar që të bëjnë këtë gjë.

Ndërkohë ne shohim për shtetin shqiptar pas sulmeve në Charlie Hebdo në 2016-tën  është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare nga presidenti i asaj kohe dhe qeveria shqiptare në strategjinë e saj ka parashikuar sinjalizimin, hetimin në kohë, goditjen e këtyre terroristëve apo grupeve, ndërkohë që ka parashikuar dhe bashkëveprimin, koordinimin ndërmjet medias, shoqërisë civile, ndërmjet strukturave të rëndësishme të sigurisë kombëtare siç janë shërbimi inteligjent shtetëror e ushtarak, Forcat e Armatosura, Forcat Speciale të Ushtrisë, Forcat Speciale të Policisë,” – u shpreh Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat