Kapriçiot e motit, fundjavë e paqëndrueshme me shi e vranësira

Shqipëria

Kapriçiot e motit, fundjavë e paqëndrueshme me shi e vranësira

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Temperaturat këtë të premte arritën vlerat e 32- 33 gradë celcius, duke shënuar kështu edhe një ditë vere më shumë.

Por sinoptikanët parashikojnë se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm: “Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë, reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e për t’u shtrirë më pas në vijën bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore” – tha Besa Sherollari, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në mëngjesin e së dielës dhe gjatë ditës, reshjet do të jenë të pranishme, por me intensitet të ulët lokal.

“Nga dita e hënë presim përmirësim të kushteve meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në fushën termike nga dita e shtunë deri mesin e javës tjetër temperaturat do të shkojnë deri në 26-27 gradë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat