Trazirat në Rripin e Gazës, shqiptaro-izraeliti zbulon prapaskenat e bujshme nga fronti i luftës

Shqipëria

Trazirat në Rripin e Gazës, shqiptaro-izraeliti zbulon prapaskenat e bujshme nga fronti i luftës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

David Kantozi, shqiptaro-izraelit në një intervistë televizive thotë se çdo ditë i gjithë Izraeli është në sulmin e raketave. Sipas tij situata është shumë e ndërlikuar. Kantozi tha se populli izraelit mbështet bombardimet pasi është një luftë për ekzistencë. Ai tha se qëllimi i Hamasit është shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe se shumë shpejt shpreson që ajo organizatë t’i përkasë historisë.

‘Jam rreth 70 km nga ai krim makabër. I gjithë Izraeli është në sulmin e raketave që organizata e Hamasit nuk ndalon së qëlluari. Gjatë gjithë ditës ka pasur sulme me raketa dhe kemi pasi nga Rripi i Gazës por edhe nga Libani. Situata është e ndërlikuar, gjendje luftë. Jemi të shqetësuar por jo të frikësuar. Mësuam mjaft me atë që u krye më 7 tetor. Na bëri të ndërrojmë vështrimin tonë karshi Rripit të Gazës. Që në 2005 nuk ka izraelit atje. Unë si banorë i Izraelit skam të drejtë ti marrë jetën asnjë personi. Jemi në gjendje lufte, ka vështirësi në lëvizje. Njerëzit lëvizin më pak. Ne na kapi të papërgatitur. A është surprizë veprimet që bëjnë? Jo. Nuk kemi menduat se bëhen këto krime.

Organizata e Hamasit i ka bazat në zonat e banuar Palestineze prandaj e bëjnë më të vështirë luftën. Jam dakord me luftën. Gjithë populli i Izraelit është i mobilizuar në këtë gjë. Kjo është një luftë për ekzistencë për Izraelin, është luftë për ekzistencë. Hamasi ka si qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Shpresoj që së shpejti Hamasi do ti përkasë historisë. Hamasi nuk ka si qëllim krijimin e shtetit por shkatërrimin e shtetit të izraelit.’- tha Kantozi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, tha se Shqipëria është pozicionuar qartë me të njëjtin pozicion që kanë mbajtur shtet aleate SHBA dhe Perëndimi. Qefalia tha se ne Shqipëria është një mbështetje të popullit të Izraelit pasi u godit nga një organizatë si Hamas.

‘Pozicioni i Shqipërisë ka qenë shumë i qartë shumë i kthjellët në pozicionin që kanë mbajtur shtete aleatet të SHBA, qoftë edhe vende të tjera te perëndimit. Po ta shikosh në gjeostrategjinë politike, këtu kemi forca dhe shtete të tjera që janë të interesuar për të ndodhur kjo. Është luftë që bëhet në qendra të banuara. Këta njerëz që janë palestinezët, po përdoren si mburojë. Kjo është vështirësia më e madhe që zhvillohet. Këtu është shumë e vështirë ta përcaktosh se kush është i Hamas dhe kush është palestinez i pafajshëm. Qëndrimi konstruktiv i Shqipërisë është qëndrimi i bërë publik. Jemi në mbështetje të popullit të Izarelit i cili u godit nga një organizatë si Hamas. Ne jemi një shtet i pavarur, autoriteti dhe roli i Shqipërisë. Atje situata është jashtë kontrollit. Një ushtri kaq e fortë, kaq e mobilizuar, ju mendoni e po të donte nuk kishte ndërhyrë në Gaza. Nga eksperience e luftërave të jeni të bindur se brenda në Gaza ka forca speciale që po i monitorojnë dhe të ndajnë njerëzit e të pafajshëm nga terroristët. Ushtria izraelite po lufton në mënyrë të tillë që mos të vrasë civilët.’- tha Qefalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat