Afera e inceneratorëve, Berisha: Me ndërmjetësimin e Veliajt, Geogenix do të investojë 100 mln euro me burime të dyshimta te ‘djegësi’ i Tiranës

Shqipëria

Afera e inceneratorëve, Berisha: Me ndërmjetësimin e Veliajt, Geogenix do të investojë 100 mln euro me burime të dyshimta te ‘djegësi’ i Tiranës

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 08:24
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik dje në media një zhvillim të fortë të lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ai theksoi se Edi Rama dhe kryebashkiaku i TIranës, Erion Veliaj, po bëjnë gjithçka që të jenë pronarët realë të asaj që ai e quajti ‘vjedhja e shekullit’.

Sipas Berishës, aksionerët e kompanisë Geogenix BV kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës.

“Çështja tjetër që unë desha t’u sjell në vëmendjen tuaj, është një çështje shumë e veçantë. Më datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës.Unë ju kam njoftuar këtu në mënyrë të përsëritur për lidhjet e Erion Veliajt me Tosin dhe Alfredo Presecin. Ju kam njoftuar këtu lidhjet e Presecit me kompaninë e ish-komandantit të Pasdaranit, Gardës Revolucionare të Iranit. Kam paraqitur këtu disa fotografi, dokumente që faktonin këto lidhje. Ekziston një akuzë e hapur nga një anëtar i këtij grupi, Gabriele, i cili u mbajt këtu në burg disa muaj dhe u lirua pa asnjë akuzë, por me kusht që të mos kthehet më në Shqipëri se ai i dinte të gjitha këto zhvillime të brendshme të këtij grupi supermafioz”, deklaroi ai. Më tej Berisha theksoi se sipas deklaratave të tyre, ata nuk kanë lidhje dhe nuk njohin fare Zoton dhe Mërtirin. “Belind Këlliçi ka denoncuar dhe faktuar dje me dokumente, ka dorëzuar dosjen në SPAK, në të cilën fakton se këta individë, të marrë në pyetje nga autoritetet italiane, por edhe shqiptare, kanë mashtruar si autoritetet italiane, po ashtu edhe autoritetet shqiptare. Pasi grupi i ekspertëve që punon me zotin Këlliçi, kanë dokumente origjinale që faktojnë të kundërtat e atyre që kanë deklaruar Preseci dhe Tosi në prokurorinë italiane dhe shqiptare. Sipas deklaratave të tyre, ata nuk kanë lidhje dhe nuk njohin fare Zoton dhe Mërtirin, ndërkohë kur dokumentet e dorëzuara në SPAK, tregojnë se janë takuar me Klodian Zoton dhe Mërtirin shpeshherë gjatë vitit 2022. Ndërkohë që Klodian Zoto që në vitin 2021 ishte person në kërkim, ndërsa këta takoheshin në vitin 2022. Takimet, mbledhjet janë zhvilluar në Milano, Zvicër dhe Vjenë”, nënvizoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat