Mziu: Jemi vendi me nivelin më të ulët të jetesës

Shqipëria

Mziu: Jemi vendi me nivelin më të ulët të jetesës

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:47
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi kryesor i opozitës nuk është më futja në zgjedhje të parakohshme, por kthimi i vendit drejt parlamentarizmit dhe denoncimi i skandaleve të  qeverisë.

“Nuk është qëllimi për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Qëllimi kryesor është për të kthyer parlamentarizmin. E dyta për të bërë denoncimin e skandaleve pa fund të kësaj qeverie, për situatën kritike në të cilën ndodhet sot vendi ku ka nivelin jetik më të ulët në rajon dhe në Europë.

Ne nuk themi se kemi gjetur shkopin magjikë, qëllimi kryesor i opozitës është të denoncojë atë që bën qeveria dhe për të qenë koherent me problematikat që kanë qytetarët në bazë, për t’i sjellë problemet e tyre.

Së treti për të sjellë një platformë se si do të qeverisë, PD-ja dhe opozita në zgjedhjet 25 prillit”,-tha deputeti Mziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat