Tetori Rozë, Balla nga Fieri: Duhen kontrolle të vazhdueshme në kohë për të fituar betejën me këtë sëmundje

Shqipëria

Tetori Rozë, Balla nga Fieri: Duhen kontrolle të vazhdueshme në kohë për të fituar betejën me këtë sëmundje

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:44
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit me aktivitete për sensibilizimin e grave të kryejnë kontrolle për evidentimin e kancerit të gjirit,

Në Fier u mbajt sot një takim i gjerë ku morën pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deputetë, drejtues vendorë dhe gra në moshë e të reja. Ministri i Brendshëm Taulant Balla apeloi për kontrolle të vazhdueshme që duhet kryer në kohë, për të fituar betejën me këtë sëmundje, që brenda vitit të kaluar mori 700 jetë. Ai foli për rritje të ndërgjegjësimit.

“Kam një apel për burrat, të bëjnë një gjest duke qenë ata iniciuesit, që ta marrim bashkëshorten, nënën, motrën ta çojnë për kontroll në spital të bëjnë mamografinë, duke treguar dashuri. Jam i bindur që sa më shumë i japim zë këtij muaji, dedikuar dashurisë më shumë do ta fitojmë betejën”, tha ministri i Brendshëm.

Duke u ndalur në një çështje tjetër, ku është fokusuar puna e Policisë prej disa javësh, tek Paketa e Sigurisë në Shkolla, ministri foli për nevojën e krijimit të një koalicioni kombëtar kundër fenomenit të shpërndarjes së narkotikëve.

“Kemi patur mbi 400 të arrestuar që kur kemi filluar këtë operacion mbarë kombëtar, dhe dua të garantoj këdo se do të bëjmë gjithçka për të krijuar siguri brenda parametrit të sigurisë në shkolla, por jo vetëm, edhe në ambientet publike që frekuentohen nga të rinjtë. Të kemi sa më pak keqbërës që penetrojnë për të kompromentuar të ardhmen e shoqërisë sonë. Droga është një prej armiqve, ndoshta më i keqi për të ardhmen e shoqërisë, sepse prek të themelin e së ardhmen”, deklaroi Balla.

Ministri theksoi domosdoshmërinë e krijimit të një shembulli të mirë për fitimin e kësaj beteje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat