“Frikacakë” Berisha: Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit

Shqipëria

“Frikacakë” Berisha: Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:18
Sali Berisha

Nga selia blu Sali Berisha tha se për të mos ndjekur konferencën e tij live lidhur me akuzat për kompleksin “Partizani”, Rama dhe të tijët kanë fikur dritat

Berisha: Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështjeje fshihet vetëm Edi Rama. Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash.

Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to...

Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat