Publikohet momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Shqipëria

Publikohet momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 08:46
Jamarbër Malltezi

Është publikuar momenti i parë i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas.

Disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.

Ai u rrestua të shtunën me akuzën e korrupsionit pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Image
Momenti i arrestimit

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i parave” në lidhje privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u caktua masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media mbrëmjen e kësaj të shtune i cilësoi masat e sigurisë si sulme politike të organizuara nga maxhoranca për të goditur aksionin opozitar.

Në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani u caktua masa e sigurisë me burg dhe për sipërmarrrësin Fatmir Bekteshi, ndërtuesin e pallateve te ish-kompleksi “Partizani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat