Dosja e plotë e aferës së ish-kompleksit Partizani/ Me ndihmën e Sali Berishës, i Jamarbër Malltezi ia doli të kthejë zonën sportive në zonë banimi

Shqipëria

Dosja e plotë e aferës së ish-kompleksit Partizani/ Me ndihmën e Sali Berishës, i Jamarbër Malltezi ia doli të kthejë zonën sportive në zonë banimi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:42
Jamarbër Malltezi, Sali Berisha

Top Channel ka siguruar dosjen e plotë të ish-kompleksit “Partizani”, për të cilin SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin dhe caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosjen prej 200 faqesh të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha shpjegohet se si Malltezi ia doli të privatizojë ish-klubin sportiv “Partizani”, plan që ia doli ta realizojë me ndihmën e vjehrrit të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha (në atë kohë kryeministër).

Në fillim, me anë të një prokure të posaçme Jamarbër Malltezi caktohet përfaqëues ligjor i shtetasve Lumturi Cela, Sejdie Kurti, Mirban Kadiu, Teuta Malka, Bashkim Kadiu, Nerime Piro.

Në prokurorë thuhej se “shpërblimi i përfaqësuesit, për të cilin personat e përfaqësuar kanë rënë dakord, do të jetë një kapital 3-5% të pasurisë së tyre të paluajshtme për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. Shuma e vënë në dispozicion është lejuar nga personat e përfaqësuar që të përdoret nga përfaqësuesi Jamarbër Malltezi”.

Mbështetur në këto prokura, rezulton se pala pronare e tokës: Haki Begeja, Nimete Bekteshi, Nusret Kaçurri, Kreshnik Begeja, Lirije Lika, Sanije Velo, Myzejen Ago, Ajete Sulstarova, Gezim, Hoxhire, Ednand, Syzi Begeja, Lımturi Çela, Sejdije Kurti, Meriban, Bashkim Kadiu, Teuta Malka, Elona, Xhimi Begeja, të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, Ilir Kadiu si përfaqësues i Vangjeli dhe Manjola Kadiut, i përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, me kontratë me objekt “Kthimi i destinacionit të tokës nga zonë sportive në zonë për ndërtim banesa, privatizimi i objekteve ekzistuese dhe bashkëpunimi në fushën e ndërtimit për ndërtimin e një kompleksi shumëfunksional me emrin Paschal ” kanë lidhur kontratë me shoqërinë e ndërtimit “Kontakt”, përfaqësuar nga Fatmir Bektashi.

Në kontratë, vihet re se shoqëria “Kontakt” ka marrë përsipër ndryshimin e destinacionit të zonës, marrjen e lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, ligji “Pqr urbanistiken”, përcakton qartë se KRRT-të e rretheve, të bashkive të qyteteve të kategorisë së parë, të Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH, nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara në territore pronë publike te tilla si territore sportive, të përcaktuara në Rregulloren e Urbanistikës.

Por sërish, në kundërshtim me ligjin, Malltezi duket se e ka realizuar premtimin e tij. Në 8 qershor 2006, kryetari i KRRT-së, Bashkia Tiranë ka miratuar kërkesën për ndryshim të destinacionit për rrugën “Frosina Plaku” dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive ne zonë banimi. Në vendimin e firmosur nga Sali Berisha në postin e kryetarit të KRRT-së, zona me sipërfaqe 0.7 hektarë në rrugën “Frosina Plaku” ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi”.

Zona për banim ndodhej brenda Klubit Shumësportivësh Partizani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat