Dëshmia e komandantit të FA, zbardhet shkresa drejtuar Berishës

Shqipëria

Dëshmia e komandantit të FA, zbardhet shkresa drejtuar Berishës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:06
Sali Berisha

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndër to edhe dëshmia komandantit Vladimir Qirjazi, i cili tregon komunikimin me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Gazment Oketa.

“Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….,” ka thënë komandanti Qirjazi.

Në dosjen e SPAK thuhet ndër të tjera se në Kryeministri është gjendur një shkresë fotokopje, por jo origjinalja e datës 30.03.2009, drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

“Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar  Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet,” thuhet në dosjen e SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat