Tre burra drogojnë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me 26-vjeçare, policia kap në flagrancë dy prej tyre

Shqipëria

Tre burra drogojnë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me 26-vjeçare, policia kap në flagrancë dy prej tyre

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Tre burra nga Vlora kanë droguar dhe kryer marrëdhënie seksuale me një 26-vjeçare pasi kanë konsumuar lëndë narkotike.

Dy prej tyre, një 28-vjeçar me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T, u arrestuan në flagrancë, ndërsa shoku i tyre është shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat