Nesër mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Bekteshin

Shqipëria

Nesër mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Bekteshin

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:42
Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Nesër në orën 13:30 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Nesër seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Bekteshin.

Per Berishën gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën.

Kujtojmë se ndaj Fatmir Bektashit, një nga trashëgimtarët si pronar trualli dhe ndërtuesi i kullave në ish-klubin sportiv Partizani ka një masë sigurie “arrest me burg”. E njëjta masë sigurie “arrest me burg” është marrë edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ndësa për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat