Aksident në Shkodër/ I riu përplas me makinë 60-vjeçarin

Shqipëria

Aksident në Shkodër/ I riu përplas me makinë 60-vjeçarin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Shkodër. Mësohet se një 19-vjeçar ka aksidentuar një 60-vjeçar me makinë. Si pasojë, ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”, automjeti me drejtues shtetasin, 19 vjeç, banues në fsharin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi 19-vjeç u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat