SPAK vë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit

Shqipëria

SPAK vë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 13:53
Jamarbër Malltezi

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha në zonën e Gjirit të Lalzëit.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga u vu edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat