Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet.

Gjatë një konflikti mes 33-vjeçarit A.R. dhe një personi tjetër, ka ndërhyrë efektivi i cili më pas është goditur nga 29-vjeçari D.GJ.

29-vjeçari ra në pranga ndërsa ndaj 33-vjeçarit që u përfshi në konflikt ka nisur hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat