Berisha nën hetim/ Nazarko: Kjo është beteja e fundit për të, u thye miti i paprekshmërisë

Shqipëria

Berisha nën hetim/ Nazarko: Kjo është beteja e fundit për të, u thye miti i paprekshmërisë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:59
Mentor Nazarko

Gjykata  e Posaçme vendosi të martën, ora 14:00, të marrë në pyetje Sali Berishën në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Analisti Mentor Nazarko tha në Abc News, thotë se duket që kjo është beteja e fundit e Sali Berishës. Ai shtoi se është thyer miti i paprekshmërisë me këtë goditje që ka bërë SPAK.

“Probabiliteti është I lartë që të ndodhi kjo, që t’i përgjigjemi me “po” pyetjes suaj, që është beteja e fundit, sepse është një betejë që do ta zhvillojë njëkohësisht në dy fronte, juridik dhe politike.

Duket që partia nuk e ndjek, të paktën nga raportimet e deritanishme dhe duket se do jetë një betejë që do t’i marrë shumë kohë dhe, do jetë e gjatë dhe besohet se do jetë e fundit. U thye miti i paprekshmërisë dhe i fuqisë së tij absolute  përballë shtetit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat