Aksionet policore për armëmbajtjet pa leje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Balla: Shpërfillja e ligjit do luftohet nga Policia!

Shqipëria

Aksionet policore për armëmbajtjet pa leje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Balla: Shpërfillja e ligjit do luftohet nga Policia!

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:11
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e personave në kërkim.

Balla përmes një postimi në Facebook, përgëzon aksionin e efektivëve ndërsa shton se do bëhet gjithçka që “kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet me vendosmëri.”

Ministri shkruan se Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat