Gazetari Yzeiri: Berisha s’mund t’i shpëtojë gjykatës, SPAK ka edhe dosje të tjera për ish-kryeministrin

Shqipëria

Gazetari Yzeiri: Berisha s’mund t’i shpëtojë gjykatës, SPAK ka edhe dosje të tjera për ish-kryeministrin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:27
Sali Berisha

Për gazetarin Ilir Yzeiri, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i shpëton dot gjykatës dhe drejtësisë. I ftuar në ABC News, Yzeiri u shpreh se SPAK përveç privatizimit të ish-klubit Partizanit, ka edhe dosje të tjera  për të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Berisha nuk do t’i shpëtojë gjykatës. SPAK ka disa dosje për t’i hapur për ish-kryeministrin. U thye miti, Gjykata duket e vendosur për t’iu shkuar gjerave deri në fund. Janë disa dosje, janë dosja e CEZ, dosja e Gërdecit, ka filluar dhe kështu siç po hetohet do futen në mënyrë të thelluar. Është dosja e 21 janarit po ashtu dhe në njëfarë mënyrë do të hapet. Janë disa dosje”, tha ai.

Ai tha se mbështetësit e Sali Berishës janë reduktuar, duke shtuar se shqiptarët e kanë kuptuar se nuk mund të sakrifikojnë familjet e tyre për interesat dhe pasuritë e familjes Berisha. Sipas tij, drejtësia e re ka mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Si formacion politik, Rithemelimi, nuk është parti zyrtare. Nuk e ka treguar forcën me mitingje e protesta, dhe nuk mendoj se do ta bëjë këtë radhë. Organet e reja të drejtësisë janë të mbështetura nga SHBA dhe BE”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat