Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore

Shqipëria

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 08:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjermania do të mbështesë qeverinë shqiptare për forcimin e sigurisë rrugore, edukimin mbi trafikun dhe shfrytëzimin e rrugës.

Në Tiranë, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati si dhe sekretari parlamentar i Shtetit dhe koordinator federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Oliver Luksic.

Përmes kësaj marrëveshjeje palët angazhohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për sigurinë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës, për të mobilizuar organet publike dhe aktorët privatë drejt veprimeve konkrete me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe reduktimin e aksidenteve rrugore e pasojave.

Ky bashkëpunim përforcon marrëdhëniet mes dy vendeve, duke afruar dhe më tej DPSHTRR-në me institucionet gjermane, drejt një misioni dhe vizioni të përbashkët për programet kombëtare të sigurisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat