Kumbaro: Maxhoranca ka luftuar që ky sistem i drejtësisë të ngrihet dhe të funksionojë

Shqipëria

Kumbaro: Maxhoranca ka luftuar që ky sistem i drejtësisë të ngrihet dhe të funksionojë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:08
Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë këtë të mërkurë u pyet nga gazetarët edhe për zhvillimet e fundit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ajo u shpreh se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që ato të punojnë të pavarura.

Pyetja: E gjykoni ju që procedurat e ndjekura janë në konform ligjit dhe Kushtetutës duke qenë se ka pretendime se është shkelur për shkak se nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi që kufizon lirinë e një deputeti?

Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancës të drejtësisë së SPAK, apo institucioneve të tjera të drejtësisë dhe nuk kemi bërë komente, respektojmë ndarjen e pushtetit. E respektojmë jo se e thotë Kushtetuta, por se kjo qeveri, kjo mazhorancë ka qenë ajo që ka themeluar,  ka punuar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO të ngrihen dhe të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim asnjë veprim, të gjitha janë veprime procedurale të atyre organizatave, të këtyre etniteteve gjyqësore, nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Nuk jam juriste, as në profesion të lirë juridik, jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem, kemi besuar fort që ai të funksionojë i lirë nga të gjitha interpretimet që mund të bëjë ekzekutivi , mendoj se duhet ta respektojmë këtë pavarësi të sistemit të drejtësisë dhe të presim të gjithë me durim dhe besim punën që bëjnë përfaqësuesit e SPAK-ut qoftë në gjykatë, qoftë në prokurori”, tha Kumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat