Megaoperacioni “Tempulli”/ I gjendet canabis sativa në makinë dhe shuma parash, arrestohet 32 vjeçari

Shqipëria

Megaoperacioni “Tempulli”/ I gjendet canabis sativa në makinë dhe shuma parash, arrestohet 32 vjeçari

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa e gjendur në një automjet dhe shuma parash, në euro dhe në lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, arrestohet një 32 vjeçar procedohet në gjendje të lirë një 16 vjeçare.

Automjeti ku u gjet droga me drejtues shtetasin A. Ç. është ndaluar për kontrolle në Bajram Curri dhe 16-vjeçarja ishte pasagjere. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi A. Ç., 32 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçaren, të dy banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat