U kap duke transportuar kanabis me automjet, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

Shqipëria

U kap duke transportuar kanabis me automjet, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë të cilët kontrollonin rrugën, me një automjet tjetër, për të sinjalizuar 47-vjeçarin, për prezencën e shërbimeve të Policisë.      

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët  për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Y. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë;

– M. L., 32 vjeç, banues në fshatin Çepun, Gjirokastër;

– A. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, Gjirokastër, automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin Y. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur në bagazh, 5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin M. L. dhe pasagjer shtetasin A. L., të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim për të sinjalizuar shtetasin Y. Q., për prezencën e shërbimeve të Policisë, në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat