“Berisha është i dorëzuar para drejtësisë”, Çupi: Të gjithë familjen e ka për në burg

Shqipëria

“Berisha është i dorëzuar para drejtësisë”, Çupi: Të gjithë familjen e ka për në burg

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 18:52
Frrok Çupi

 Analisti Frrok Çupi foli për dosjen e privatizimin të ish-kompleksit Partizanit, për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa për vjehrrin e tij Sali Berishën, Gjykata ka caktuar një masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Ai tha se ajo që ka bërë Berisha me drejtimin e shtetit është një krim i madh, i cili mund të krahasohet me aktet e organizatave mafioze në botë. Gjatë intervistës në ABC News, Çupi shtoi se gjyqi për ish-kryeministrin mund të zgjasë edhe përtej jetës biologjike të Sali Berishës. Sipas Çupit, drejtësia ka në dorë edhe dosje të tjera, të cilat kanë nga pas bëmat e Sali Berishës për vite me radhë duke nisur nga viti i mbrapsht i 1997.

“Është një krim I madh I krahasueshëm me organizatat mafioze në botë, të cilat kështu janë krijuar.  Pak banale, pak komike, pak tragjike, pak të papritura dhe kanë ardhur deri më sot. Kjo që po ndodh sot me Berishën është historia e një shtetit gangsterësh. Presim gjyq të gjatë, presim lojë me nervat, siç ndodhi dje dhe sot, presim sfidat të dështuara dhe të pe dështuara. Unë mendoj se ky gjyq mund të zgjas edhe pas jetës së Sali Berishës, këto akte, për shkak të gjerësisë që ka çështja dhe për shkak të procesionares që ka. Është një ekip I tërë. Ka procese të njëpasnjëshme, që do hapen si fletët e një libri, sepse do hapin njëri tjetrin. Nga kjo atmosferë deh kjo dosje…Jamarbëri është thjeshtë një ushtar I Berishës, e gjitha rëndesa e çështjes është tek Berisha., Berisha I ka kryer krimet dhe I ka udhëhequr. Pas kësaj do dalin dhe janë nëpër duar Gërdeci dhe 21 janari, pastaj kemi histori të tjera me Haklajt në Tropojë ,e pastaj kemi problemin me embargon dhe pastaj kemi probleme me piramidave, kjo është histori, e cila me siguri do t’ia kalojë Al Capones”, tha  ai.

Për Frrok Çupin, Sali Berisha jo vetëm veten, por edhe familjarët i ka të gjithë për burg pasi kanë abuzuar me pushtetin. Ai e dënoi thirrjen e sotme që bëri Sali Berisha drejtuar qytetarëve që “dilni më mbroni dhe luftoni me çdo mjet”. Sipas tij, ky apelim ngjan sikur ai po bën thirrje për krijimin e një organizate terroriste.

“Berisha mendonte  se nuk do kishte prova. Gjithë kohës Berisha nuk ka thënë kurrë se nuk ka kryer krime, por ka thënë më gjeni prova. Që do të thotë se një burrë shteti, i cili ka qëndruar në pushte që thotë këtë frazë është fraza më tipike e një organizata kriminale, e një kryetari të organizatës kriminale, i cili në krye të shteti i ka mundësi për t’i fshehur provat dhe Berisha ka bërë maksimumin për t’i fshehur provat.  Ai e ka tërë familjen e tij për në burg.  Sali Berisha nuk ka nevojë më për shtëpi. Ju thashë, që nëse nuk është duke organizuar këto ditë krijimin e një grupi terrorist, sepse thirrja që ka bërë sot që ngrohuni në këmbë, luftoni me të gjitha mjetet, sulmoni, më mbroni, kjo është thirrje për krijim organizate terroriste dhe pas gjithë këtyre Berisha do të bëjë burrin e dobët, që futet në garazh për t’u ngjitur në shtëpi që mos të takojë Policinë, fshihet në zyrën e PD, që do të thotë janë manovrat e fundit. Me këto nerva do të luajë sigurisht, është i pandehur, i dorëzuar para drejtësisë  dhe pas momenti që do jetë në qeli, padyshim që do ketë këtë natyrë, sepse kush do ta bënte këtë. Në atë zënien në çark pas atyre bëmave të tmerrshme, ai padyshim që do bëjë këtë gjë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat