“Berisha, gjuhë kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve”, Gjikondi: Tre ish-liderë botërorë që i bëjnë nder ish-kryeministrit

Shqipëria

“Berisha, gjuhë kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve”, Gjikondi: Tre ish-liderë botërorë që i bëjnë nder ish-kryeministrit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 20:42
Sali Berisha

E ftuar në “Real Story”, juristja, Brizida Gjikondi ka replikuar me përfaqësuesin ligjor të “Foltores”, Ivi Kaso, duke i thënë se situata në PD dhe me ish-kryeministrin Berisha është ndryshe nga ajo gjuhë e bukur që shprehet përfaqësuesi ligjor.

Gjikondi tha se Berisha ka pasur një gjuhë denigruese dhe kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ajo shtoi se seanca e sotme ka qenë thjeshtë për konfirmim dhe sipas saj Berisha do duhet të ishte pjesë e seancës  dhe për këtë përmend 3 ish-liderë botërorë që kanë bërë të kundërtën e kësaj që po bën ish-kryeministri Berisha, duke shkuar dhe duke u përballur me gjykatën sic janë, Trump, Berlusconi dhe Sarkozi.

Kemi 3 ditë që  po shikojmë një situatë krejt ndryshe në PD, nga kjo që po flet Ivi Kaso. Berisha ka pasur gjujë kërcënuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më vjen keq, sepse Kaso është një jurist i mirëinformuar dhe dihet që kjo e sotmja ka qenë një verifikim i personit ndaj të cili është marrë ajo masë paraprake, por kurrësesi nuk është një seancë që ka të bërë me atë masë. Sot ka qenë vetëm konfirmimi, që nuk ka të bëjë më këto që konfirmon Kasë.

Pavarësisht se gjenden këto favore për të zvarritur procesin, unë po përmend 3 presidentët që i bëjnë ndër zotit Berisha, është Donald Trump, që jo me larg se dje ka shkuar në gjykatë, Silvio Berlusconi që ka marrë pjesë në 88 seancave gjyqësore, po ashtu edhe Sarkozi.

Pavarësisht se ti mund të kesh një ligjërim politik për arsye partiake, ti i jep një simbol para qytetarëve  ti shkon dhe përballes me gjykatën. Edhe Berlusconi ishte krijues i partisë së tij, por nuk e përziu atë me problemet e tij penale” tha Gjikondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat