"Ryanair" në Shqipëri, Rama: Vende të reja pune dhe mundësi udhëtimi

Shqipëria

"Ryanair" në Shqipëri, Rama: Vende të reja pune dhe mundësi udhëtimi

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 00:51
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kontratën e kompanisë ajrore “Ryanair” me Kastrati Group”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se kompania e fluturimeve Ryanai prej 31 tetorit do të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë.

Kreu i qeverisë njofton se “Ryanai” ka planifikuar krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe fluturime direkt nga Tirana drejt kryeqyteteve evropiane.

“Kompania e fluturimeve Ryanair gati prej 31 tetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë.

200 fluturime në javë në 17 destinacione. Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane.

Shqipëria Turistike po rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat