I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 56 vjeçari në Morinë

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 56 vjeçari në Morinë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një 56 vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentoi të hynte në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.

Mësohet se 56 vjeçari kërkohej nga autoritetet e Zvicrës për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave.

Pas verifikimeve, rezultoi se 56-vjeçari kërkohej nga Interpol Berni, pasi gjykata zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat