Punimet në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Rama: Do shkurtojë distancat mes fshatrave

Shqipëria

Punimet në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Rama: Do shkurtojë distancat mes fshatrave

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Vazhdon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë.

Kryeministri Rama përmes një postimi një rrjetet sociale ka njoftuar se në Lotin 3 po kryen gërmime dhe mbushja e trupit të rrugës dhe ndërtimi i dy urave.

“Vazhdon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3, ku po kryhet gërmimi, mbushja e trupit të rrugës dhe ndërtimi i dy urave.

Vazhdimi i këtij aksi rrugor të rrugës së Arbrit jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës dhe Tiranës, por rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat