“Podróże”: Shqipëria, “Maldivet evropiane” plot me atraksione dhe peizazhe mahnitëse

Shqipëria

“Podróże”: Shqipëria, “Maldivet evropiane” plot me atraksione dhe peizazhe mahnitëse

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Nëse ëndërroni pushime magjike me pamje përrallore, duhet të zgjidhni me patjetër Shqipërinë.

Shqipëria është një vend evropian që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, jo vetëm mes polakëve, por edhe mes turistëve nga e gjithë bota. Nuk është çudi, pasi vendi ka shumë për të ofruar, shkruan në një artikull Izabela Nestioruk-Narojek, të botuar në të përditshmen polake “Podróże”.

Pushimet në Shqipëri nuk janë më të shtrenjtat.

Vendi ofron pamje befasuese, kuzhinë të shijshme dhe atraksione të mahnitshme.

Shqipëria, e konsideruar si “Maldivet europiane”, për shkak të ngjyrës së detit dhe vilave në ujë, ofron një arratisje të paharrueshme me çmime të përballueshme.

Ju mund të pushoni në Shqipëri me pak para.

Ia vlen të pushoni në Sarandën, e famshme për plazhet e saj të bukura në detin Jon, apo në vendpushimin e Ksamilit, i quajtur “Tropikët evropianë”, transmeton ATSh.

Gjiret e vegjël po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Shqipëria është një parajsë e vërtetë për turistët që janë në kërkim të ujrave të kaltër dhe plazheve me rërë.

Gjithashtu, ia vlen të shkoni në një nga restorantet lokale për të shijuar specialitetet tradicionale me çmime të përballueshme.

Shqipëria – çfarë ia vlen të vizitoni? Atraksionet më të njohura

Shqipëria është një vend me peizazhe të mrekullueshme. Ia vlen të vizitoni të paktën një nga liqenet më të njohura, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit ose liqeni i Komanit.

Syri i Kaltër në Parkun Kombëtar të Thethit është një burim lumi që ia vlen të vizitohet.

Ai bën një përshtypje të madhe për shumë turistë.

Bjeshkët e Nemuna dhe Lugina e Valbonës janë një tjetër parajsë për adhuruesit e natyrës.

Gjithashtu Shqipëria ofron mjaft atraksione për adhuruesit e monumenteve.

Gjirokastra, ose qyteti me një mijë hapa, është një atraksion që duhet eksploruar me patjetër.

Berati, qyteti i një mijë dritareve, është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri.

Të dy qytetet janë të përfshirë në listën e UNESCO-s.

Kruja është një tjetër pikë turistike unike. Këtu do të gjeni një pazar turk (Pazari i Derexhikut) dhe një kala (Kalaja e Krujës).

Gjithashtu ia vlen të bëni një shëtitje nëpër rrugët e qytetit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat