Begaj: Takimi me Macron zgjati më shumë se sa ishte parashikuar, folëm edhe për tensionet Kosovë-Serbi

Shqipëria

Begaj: Takimi me Macron zgjati më shumë se sa ishte parashikuar, folëm edhe për tensionet Kosovë-Serbi

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 10:23
Begaj-Makron

Nga dhoma ku zhvillon takimet kokë më kokë në Presidencë, te ngjarjet politike dhe vizita në 15 komuna të banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë, kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, ka bërë me dije se në takimet e mbajtur në një prej dhomave të Presidencës, ka pritur çdonjërin nga homologët ndërkombëtar dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të këtyre takimeve, kanë qenë çështje me interes kombëtar dhe rajonalë.

Por takimin me presidentin francez, Emanuel Makron, kreu i shtetin e konsideron si mjaft special, ndërsa ka rrëfyer se biseda mes tyre ka zgjatur pak më tepër se koha e parashikuar në agjendë. Çështja e Kosovës, tensionet mes kësaj të fundit dhe Serbisë, kanë qenë gjithashtu në fokus të takimit Begaj-Makron.

“Takimi me Makronin ishte më special sepse dhe koha ishte e shkurtër por koha e bisedimit zgjati më shumë se sa ishte parashikuar”.

Diskutuam për çështje që ishin me interes jo vetëm për vendin tonë, por dhe në interes të rajonit. Pjesë përbërëse e kësaj teme ka qenë dhe çështja e Kosovës, që është prioriteti ynë kombëtar”, tha Begaj.

Vizita në Itali, dhe takimi me arbëreshët, ka qenë mjaft emocionues për presidentin Begaj. Ky i fundit ka deklaruar se pritja që iu bë nga arbëreshët, ka qenë e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat