Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohet një 41-vjeçar për shpërndarje droge në Krujë

Shqipëria

Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohet një 41-vjeçar për shpërndarje droge në Krujë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në lagje të ndryshme të Krujës.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në kudër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”.

 Gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit Fisnik Dedej, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat