Studentët e vitit 1 të mjekësisë konfirmojnë bojkotin: Edhe ne kundra kontratës

Shqipëria

Studentët e vitit 1 të mjekësisë konfirmojnë bojkotin: Edhe ne kundra kontratës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Këtë të enjte, studentët e vitit të parë të fakultetit të mjekësisë, kanë protestuar përpara godinës së kuqe në QSUT, për të treguar pozicionin e tyre.

Ata hodhën poshtë zërat se viti i parë është në auditorë.

Studentët thanë se tashmë janë në të njëjtën pozitë me vitet e tjera pasi ende nuk janë vënë para një kontrate sikundër ligji e parashikon.

Studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat, deri në anulimin e ligjit, që i detyron ata të punojnë aty ku sistemi i cakton për 5 vite pas përfundimit të studimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat