Pas disa orësh në SPAK, Dorian Duçka përfundon dëshminë, ja çfarë deklaron para gazetarëve

Shqipëria

Pas disa orësh në SPAK, Dorian Duçka përfundon dëshminë, ja çfarë deklaron para gazetarëve

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, kështu ka deklaruar Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.

Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.

Kujtojmë se ish-zëvendës ministri i Energjetikës, u mor në pyetje për rreth 4 orë. Rasti i fundit ku emri i tij ka dalë në skenë, ka qenë në dosjen e ish- zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Në orën 15:00 Dorian Duçka, është paraqitur në SPAK, për të dhënë shpjegime si person për të dhënë dijeni. Edhe pse ndenji 4 orë në SPAK, ai nuk dha asnjë koment. Duçka ka thënë se duhet të drejtohen me pyetje autoriteteve atje, duke mos na dhënë informacion nëse ka folur për këtë çështje.

Po ashtu edhe SPAK nuk ka dhënë informacion për pyetjet ndaj Duçkës. SPAK më herët ka deklaruar se është duke kryer verifikime në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe do të marrë në pyetje gjithë personat e përfshirë, emrat e përmendur.

Përgjatë ditëve të fundit dhe ditëve në vijim, sipas të dhënave të SPAK, do të ketë persona të nivele të larta do të merren në pyetje.

Në lidhje me Duçkën, ende nuk dihet nëse është pyetur për çështjen “McGonigal”, edhe pse ka dyshime, nuk është konfirmuar ende. Dua të theksoj se Duçka nuk është i dyshuar, por i përmendur”, raportoi live për News24 dhe BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat